Menu

Facebook, Instagram dhe Whatsapp të bllokuara, kompania kërkon ndjesë në Twitter

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë  dhe që i përkasin Mark Zuckenberg, prej orësh janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.

Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.

“Po punojmë për të rikthyer shërbimin sa më shpejtë të jetë e mundur, kërkojmë ndjesë”, është postimi i Facebook në Twitter.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed