Pak ditë më parë, profesori i njohur Kristaq Bërxholi denoncoi në faqen e tij ne Facebook nje rast abuzimi, ku pensioni i tij ishte vjedhur nga Posta Shqiptare. Siç duket nga publikimi i tij, Z.Berxholi kishte bërë një ankesë pranë Postës Shqiptare për vjedhjen e pensionit dhe përgjigjia që i vjen, është ajo që në fakt nuk pritej. Sipas përgjigjes nga Posta Shqiptare dhe konkretisht Drejtoria e Shërbimeve, Z.Bërxholi i është thënë se pensionin e muajit maj 2019 e ke tërhequr me datën 7 të po këtij muaji e viti.
Ish-Profesori i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i IKV-së (sot ISUV) thotë se ai nuk ë ka tërhequr pensionin e këtij muaji dhe dikush ka firmosur në vend të tij.
Alert.al ka mundur të sigurojë faturën e Postës Shqiptare ku pretendohet se ka firmosur Z.Bërxholi. Njëherësh, dhe një dokument të firmosur nga vetë ai, ku saktësohet firma e tij origjinale.
Ne foto: Shkrimi dhe firma e vertete e Z.Bërxholi dhe fatura e Postes ku eshte firmosur ne emer te Z.Bërxholi, ku duket qarte firma qe ndryshon dhe gabimet ortografike ne mbiemër, si dhe ndryshimet ne shkrim
Po të vihen re dy firmat, në faturën e Postës, firmëtari nuk e ka pasur idenë se si Z.Bërxholi e ka firmën e vërtetë, ndaj pas emrit dhe mbiemrit ka vendoshur një shkaravinë, që nuk ngjan askund me atë të vërtetën e profesorit.
Mbi të gjitha, nëse do të kishte firmosur vetë profesori, do ta dinte shumë mirë që mbiemri i tij Bërxholi mban germën “ë” dhe nuk është me ll, pra Berxholli, por Bërxholi. Kështu, duket qartë që postieri apo firmëtari që ende nuk dihet cili është, nuk e ka njohur mirë profesorin e ndaj ka gabuar dhe në gjenealitetet e tij reale. Veç këtyre, edhe shkrimi nuk është i ngjashëm, nga germa e parë e emrit e deri te e fundit e mbiemrit. Prof.Bërxholi ka njoftuar se do ta çojë në gjykatë Postën Shqiptare.
Nuk ështe hera e parë që kjo ndodh. Edicione lajmesh, emisione televizive e denoncimet janë të shumta, ku tregojnë se postierët dhe në fund të fundit Posta Shqiptare, institucioni përgjegjës, vjedhin pensionet e shumë personave që mezi e presin. Ndaj dhe rasti i Z.Bërxholi nuk mund të jetë edhe rastësi, ndoshta dhe falë pensionit jo të vogël, siç duket nga fatura, falë viteve të tij të eksperiencës, detyrave që ka mbajtur gjatë karrierës dhe mësimëdhënies në universitet. Ndaj, mund të ketë qenë më joshës për një hajdut oridener që patjetër punon në Postën Shqiptare dhe kjo e fundit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

Alert.al
LINI NJË KOMENT