Menu

Grupi i ri i OBSH-së, shansi i fundit për të gjetur origjinën e virusit

Organizata Botërore e Shëndetesisë (OBSH) deklaron se një grup i ngritur pune mund të jetë shansi i fundit për të gjetur origjinën e Covid-19.

Ajo ka emëruar 26 ekspertë për t’u bashkuar me strukturën “Grupi Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago)”.

Më shumë se prej një viti e gjysëm që kur virusi u zbulua në qytetin kinez Wuhan, pyetja se si u shfaq për herë të parë mbetet ende e paqartë.

Ekipi do të marrë parasysh nëse virusi u hodh nga kafshët te njerëzit në tregjet Wuhan apo ishte pasojw e njw aksidenti laboratorik. Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar për hetimin e origjinës së Covid udhëtoi për në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por gjithsesi kjo teori kishte nevojë për më shumë hulumtime. Më pas drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se hetimi ishte penguar nga mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina.

Anëtarët e propozuar të grupit Sago përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm. Përveç koronavirusit, Sago gjithashtu do të ekzaminojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Të kuptuarit se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimevetë tjera në të ardhmen” tha Dr Tedros. Në një editorial të përbashkët në revistën Science, Dr Tedros dhe zyrtarë të tjerë të OBSH -së thanë gjithashtu se “një aksident laboratorik nuk mund të përjashtohet”.

Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH -së, tha se puna e Sago mund të jetë “shansi i fundit për të kuptuar origjinën e këtij virusi”. Njoftimi i grupit të ri vjen pasi CNN raportoi se Kina po përgatitej të testonte dhjetëra mijëra mostra të bankave të gjakut të marra në muajt e parë të pandemisë.

Por Chen Xu, ambasadori i Kinës në OKB në Gjenevë, tha se puna e Sago nuk duhet të “politizohet”. “Është koha për të dërguar ekipe në vende të tjera,” deklaroi ai.

OBSH në mes të një lufte gjeopolitike

Pothuajse dy vjet që nga fillimi i pandemisë, ende nuk e dimë se si dhe kur u shfaq virusi vdekjeprurës Sars-Cov-2. Hetimi i viruseve të rinj është gjithmonë jashtëzakonisht kompleks, por shkencëtarët kanë qenë në gjendje të gjejnë burimin e dy shpërthimeve të mëparshme të koronavirusit – të cilat të dyja e kanë burimin nga kafshët.

Kanë kaluar nëntë muaj që kur misioni i fundit i thirrur nga OBSH u kthye nga Ëuhan, duke thënë se një rrjedhje e ngjashme prej kafshëve ishte burimi më i mundshëm i pandemisë. Por pyetjet vazhdojnë të ngrihen në lidhje me një aksident të mundshëm në një laborator Ëuhan i cili studion koronaviruset dhe mban mijëra mostra lakuriqësh. Kina e ka mohuar ashpër këtë.

OBSH thotë se Kina ende nuk ka ndarë të dhëna vendimtare nga ditët e para të pandemisë. Agjencia e OKB -së – e cila është gjendur në mes të luftës më të madhe gjeopolitike midis Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara për këtë çështje – ka ashpërsuar gjuhën e saj kundrejt hetimeve mbi teorinë të rrjedhjes së virusit nga laboratori.

Shkenca po politizohet gjithnjë e më shumë. Kina deri më tani refuzon lejimin e shkencëtarëve ndërkombëtarë të kthehen në vendin e origjinës së shpërthimit të pandemisë.

Shpresohet se ky organ i ri Sago me ekspertë nga 26 vende të ndryshme do të jetë në gjendje të lehtësojë këtë ngërç dhe më në fund të marrë disa përgjigje shumë të nevojshme në mënyrë që bota të përgatitet më mirë për shpërthimet e ardhshme pandemike. (BBC)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed