Menu

Hashash apo Kërp në serat e QTTB Lushnjë? Ministria e Bujqësisë “dekonspiron” brendinë me bimët e dyshimta, më pas modifikon videot

Disa pamje të postuara dje në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Bujqësisë së Bujqësisë, por edhe të vetë ministres Milva Ekonomi, për vizitën e kësaj të fundit në QTTB Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) ngrenë dyshimet se në serat e këtij institucioni mund të ketë dhe disa bimë të dyshimta. Ato ngjajnë si hashash (Cannabis Sativa) osë kërp. Por, pak më vonë videot janë modifikuar nga ministria, pasi i kërkuam me anë të një fotoje (screenshot nga videot) informacion se, çfarë lloj bime është kjo që duket në foto. Në video, në sekondat 36-37, në krah të domateve dukej një rresht me bimë, siç e shihni në foto, identike me “pesëfletëshin”. Këtë foto ia dërguam ministrisë për spjegime, por në vend të që kishe një përgjigje (megjithëse ditë e djelë), videot u modifukuan dhe ajo pjesë është prerë, si nga ajo që transmetohet në faqen e MBZHR, ashtu edhe në të ministres Ekonomi. KJo bëri që të shtohen ndryshimet. Megjithatë, duke e ditur se kjo mund të ndodhte, ne shkarkuam më parë videon ku duken bimët e dyshimta. Madje, edhe ai link me atë video nga facebook i ministres nuk hapet më (https://fb.watch/6GH9RCgYRd/).

Këtë foto, ia dërguam dhe 2 agronomëve të njohur dhe profesorëve të Agronomisë, të cilët nuk mund të flisnin me siguri se, për çfarë bime bëhej fjalë, por dyshimet e tyre, ashtu si dhe tonat, kanë të bëjnë me një ngjashmëri thuajse absolute për praninë e bimëve të hashashit ose të kërpit industrial.

Në videon e mëposhtme, ju do të shikoni pamjet, që janë dhe me logon e MBZHR, ku duket qartë bima e dyshmtë, video kjo e hedhur fillimisht nga ky intitucion.

Më pas, videot janë modifikuar dhe kjo pamje është fshirë dhe në videon e mëposhtme nuk gjenden.

Alert.al i kërkon Ministrisë së Bujqësisë, që ta sqarojë situatën në lidhje me bimët në fjalë se të çfarë lloji janë e përse ndodhen pikërisht në serat e një institucioni shtetëror në zemër të Myzeqesë.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed