Menu

I ftohti polar mbërthen Shqipërinë, mbyllen shkollat

Për shkak të të ftohtit polar që do mbërthejë Shqipërinë, Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjithë vendin për 3 ditë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri të ditur se shkollat do mbyllen nga data 24-26 janar, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, ku në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Ky vendim sipas ministres vjen për faktin se prioritet në këtë kohë mbetet shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve, ndërsa bën të ditur se orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore. Kushi shprehet se do të ketë rishqyrtim të vendimit nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme.

 

Njoftimi i ministres Evis Kushi

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!
Dua t’ju njoftoj se sot në MAS kemi marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor të shkollave tona në fillim të javës së ardhshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius.
Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.
Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rëndësi prioritare.
Të dashur prindër!
Ju lutem merrni masa për ju dhe fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit.
Shumë faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed