I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Msc. Ing.Eduard Ndokaj specialist i gazit, pedagog në UAMD foli për impiantet e gazit në automjete, si nisi në Shqipëri dhe me çfarë situate përballemi sot.
“Gazi dhe karburantet e tjera nafta dhe benzina janë karburante fosile. Gazi nuk është ndryshe nga karburantet e tjera, vetëm se në gjendje normale është nën presion. Kjo është ajo fobia. Karburantët nuk marrin flakë, as nafta, as benzina dhe as gazi. Për të marrë flakë na duhet një shkëndijë elektrike. Praktika që ndiqet 3 vitet e fundit është se kemi një koncensionar të vetëm në Shqipëri që certifikon këto automjete. Ka marrë përsipër përgjegjësitë juridike, teknike etj, Certifikon montimin dhe materialet e vendosura të impiantit të gazit në tërësi. Impianti i gazit është tërësi komponentësh paketash elektronike dhe kaplazhesh. Nuk është produkt që merr flakë dhe shkakton flakë, na vjen makinë që është më e vjetër se impianti. Makinat me impiant gazi në Shqipëri kanë filluar në vitet ’93-94, kur emigratët e parë sollën makinat e para në fillim nga Italia, Gjermania e me radhë. Një pjesë e këtyre makinave me kalimin e kohës sollën difektet e para dhe elektroautët e parë me ato pak mjete që kanë patur në dispozicion, personel të patrajnuar, periudhë arkaike në nivel profesional, teknik me eksperiencë zero. Me kalimin e viteve u modernizuan makinat dhe u rrit dhe profesionalizmi i teknikëve. Në situatën ligjore jemi përfekt, por jemi në kushte laboratorike. Para 5 vitesh çdo qytetar shkonte me Leje Drejtimi që kishte makinë me benzinë dhe kërkonte impiant. Me kalimin e kohës u rregullua me kuadër ligj, servisit që merret me këtë punë ja ka thjeshtëzur punën. Nxjerrja e një koncensionari ia ka lehtësur anën juridike të punës. Kemi dhe filtrin e kolaudimit të mjeteve, nga ana vizuale kontrollohet impianti. Ka filtra që e kanë rregulluar këtë proces, s’jemi përfekt, por përmirësimet janë të dukshme”-deklaroi Ing.Eduard Ndokaj.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT