Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka denoncuar një rast të një kompanie qumështi që tregtohet, që sipas tij shitet me një çmim shumë të lirë, duke goditur rëndë industrinë e përpunimit të qumështit.
Statusi i plotë i Panaritit:
Ky poshtë, është qumësht boshnjak UHT, i tregëtuar më pak se 100 lek litri në tregjet tona.
Ju siguroj që shitet edhe më lirë gjetkë.
Kjo është një goditje e rëndë për industrinë tonë të përpunimit të qumështit, e cila ka investuar me miliona euro në linjat e perpunimit të teknologjisë së lartë.
Kjo është një goditje e rëndë për fermat tona blegtorale të cilat nuk kanë se ku e shesin qumështin e tyre!
Sepse kosto e prodhimit nga mungesa e subvencionit është shumë e lartë.
Nëse nuk ndërhyjmë fermat tona blegtorale do të falimentojnë, ndërsa industria e qumështit do të kthehet në punishte fasonësh që punon me lëndë importi.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT