I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Petrit Ago biznesmen në fushën e agroperpunimit dhe blegtorisë ka folur për pasojat që do ketë në vendin tonë kërcënimi rus për drithërat, si duhet të veprojë vendi ynë, sidomos nga goditja ekonomike që pati nga pandemia e coronavirusit.
“Nisur nga studimet e OKB, parashikohet një varfëri biblike dhe vende të varfra si ne do ta njohin shumë krizën. Do ndikohemi nga Rusia, çmimi i drithrave do të shkojë shumë lart. Për këtë situatë duhet të përgatitemi edhe më tutje, sipërfaqet e mbjella me drith në Shqipëri janë mikroskopike. Pandemia tregoi se ne jemi të papërgatitur për të përballuar situata të tilla, ekonomia jonë është e brishtë dhe nuk është në gjendje të përballojë këto situata. Arsyet janë të shumta, duhet punuar çdo pëllëmbë toke, tek ne ndodh e kundërta. Të dhënat e sistemit doganor për grurin nuk janë reale. Në muajin prill, si në të gjitha vendet e botës u përballëm me pandeminë, dhe nga paniku shitja e miellit ka qenë e paimagjinueshme. Shumë familje kanë sasira të konsiderushme drithërash për asrye paniku. Duhet që të zbutet raporti import me prodhim vendas, mundësitë janë optimale. Në Lushnje shumë toka janë djerrë dhe gjoja prodhojnë bar, por as i tillë nuk është. Kjo situatë do japë ndikime në ekonomi, pas hapjes totale post-pandemi do kuptohet realisht situata ekonomike”-tha Ago.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT