Menu

Kongo: Aktivitete në Tiranë dhe mundësi angazhimi për punësimin e të rinjve

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Aspasjana Kongo, CEO koordinatore e përgjithshme Tirana EYC 2022 ka folur për të gjitha aktivitetet që do zhvillohen në Tiranë përgjatë gjithë vitit 2022, si një mundësi edhe angazhimi për të rinjtë, me fokus kryesor punësimin.

“Është kartolina më e bukur që ka jo vetëm Tirana po e gjithë Shqipëria. Titulli është një çmim që jepet nga Forumi Rinor Europian është një program që ka nisur në vitin 2009. Marrin pjesë shumë qytete në nivel europian, por jo detyrimisht duhet të jesh pjesë e BE për të qenë pjesë e programit. Ne si Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim dhe partneritet me Bashkinë e Tiranës e iniciuam në 2018, ndërsa në 2019 Tirana u shpall si“Kryeqytet Europian i Rinisë” për vitin 2022. Është një program ambicioz dhe mundësi angazhimi për të rinjtë, jo vetëm për aktivitete, por pikën më kryesore punësimin. Titulli ka sjellë deri tani 3 rekorde, hera e parë që u fitua nga një kryeqytet, Tirana e fitoi që në herën e parë të aplikimit dhe e kemi shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Do jenë 8 shtylla kryesore, do plotësojmë 1 mijë aktivitete që kemi nisur nga 1 janari. Nuk janë thjesht konkurse, por mundësi aktivitetesh dhe angazhimi të drejtpërdrejtë, ku vlerësohet shumë pjesa e punësimit”-deklaroi Aspasjana Kongo.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed