Menu

Kosova lejon sherbimin veterinar, mjeku veterinar Resuli: Merrni shembull, në Shqipëri jemi në kolaps

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se barnatoret bujqësore nuk mbyllen.

“Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret”, thekson MBPZHR.

Me këtë rast, MBPZhR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore.

“Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, deklaron MBPZHR.

Në një reagim në Facebook, mjeku veterinar Ervin Resuli deklaron se Shërbimi Veterinar është futur në kolaps total ku kafshë bujqësore dhe shtëpiake kan mbetur pa mbështetje mjekësore veterinare.

Postimi i plotë.

Shembulli nga Kosova qêmë vlerëson rendësine e Shërbimit Veterinarë !

Kur Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar Shqipëtar nuk ka shitur b….thën tek Ministria.

Turp Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar Shqiptar i cili nuk arrin dot të marr një leje që shërbimi veterinar të funksionoj normalisht.

Sot kam pasur 3 raportime nga koleg Veteriner që kan hasur përplasje me forcat e policisë pasi ju ndalohet qarkullimi megjithëse ishin në kushtet e shërbimit urgjent për raste të kafeshëve që kan pasur nevojë për ndërhyrje !

Paaftësi direkt e Ministrisë së Bujqësisë dhe vet z.Çuci që ka futur Shërbimin Veterinar në kolaps total ku kafshë bujqësore dhe shtëpiake kan mbetur pa mbështetje mjekësore veterinare ,ku në pamundesi Veterinerët nuk ushtrojnë dot profesionin e tyre për arsyet e ndalimlevizjes !

Injoranca ulur këmbêkryq dhe nxierr jashtë shërbimit Mjekësinë Veterinare këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria me covid-19.

Nga Ervin Resuli

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed