Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka ka folur për vështirësitë që po hasin fermerët sidomos tani në periudhën e izolimit, ku nuk lejohet lëvizja e tyre.
“Fermerët janë gjithmonë shtresa e lënë në harresë, nuk janë as si biznes as si të punësuar, pasi janë të vetëpunësuar. Gjatë kësaj periudhe, fermerët duhet t’i çojnë produktet nga serat në pikat e grumbullimit. Ka patur përplasje pasi nuk i kanë lejuar që të lëvizin”-tha Sharka.
Në lidhje me çmimet ku gjatë kësaj kohe ka patur rritje, Sharka tha se e kundërta ka ndodhur me produktet e fermerëve ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike.
“Është e çuditshme por çmimet e fermerëve kanë rënë. Bllokimi i sherbimit veterinar, mbyllja e farmacive bujqësore, duhet të ishin në statusin e mjekëve që vihen në vijën e parë në luftën ndaj këtij virusi. Në Fier prodhohet luleshtrydhe, që kanë 10 herë më shumë vitaminë se portokalli, janë produkte të mira dhe ka rënë çmimi. Çmimet e importit rriten. Është sezoni i eksportit, shoferët e kamionëve janë në karantinë, duhet të gjendet zgjidhje pasi fermerët janë në krizë”-deklaroi Eduart Sharka.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT