Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca është takuar me homologun e Malit të Zi Aleksandar Stijović. Ministrja Krifca theksoi se Mali i Zi është një nga fqinjët me të cilët Shqipëria ka ende shumë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
Homologët u ndalën tek politika e përbashkët për mbrojtjen e bimëve, për të cilat Krifca ka kërkuar nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes së përbashkët, por edhe lehtësimin praktik të kontrolleve fitosanitare.
Gjithashtu, gjatë takimit mes ministrave një nga pikat e diskutimit mes palëve ishte edhe ndërmarrja e angazhimit të përbashkët në rritjen e numrit të bizneseve ndërkufitare në fushën e turizmit rural.
Më tej, Krifca dhe Stijović diskutuan lidhur me vijimësinë e rritjes së bashkëpunimit për menaxhimin e përbashkët të rezervave peshkore dhe nxitjen e eksporteve të prodhimeve shqiptare të peshkimit.
Në përfundim të takimit, ministrat u shprehën optimistë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh tek zhvillimi rural mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por gjithashtu edhe në aspektin rajonal dhe atë evropian.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT