Menu

Makinat e konfiskuara kthehen në biblioteka lëvizëse

Makina të konfiskuara nga grupet e #krimit të organizuar po i kthehen komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse.
Në një aksion të përbashkët të GIZ-së, Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara dhe Ministria e Brendshme, u bë i mundur transformimi për herë të parë i një aseti të #konfiskuar në #bibliotekë.

Biblioteka e parë lëvizëse iu dorëzua Bashkia Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të #TetoritGjerman. Ndërsa biblioteka e dytë, që do të vihet në shërbim të komunitetit të #Dibrës, është ende në proces.
Bibliotekat lëvizëse do t’u shërbejnë #fëmijëve dhe të #rinjve në zonat e thella, por edhe qytetarëve të tjerë të interesuar për librat, si bazë për një të #ardhme të #qëndrueshme përtej ekonomive ilegale.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed