Menu

Mbyllet projekti rajonal GEFAdria: Më pak presion ekonomik mbi detin

Mbahet konferenca finale e projektit rajonal GEFAdria. Në kuadër të këtij projekti Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës, nxënësëve të shkollave dhe ekspertë të tjerë ndërmorën një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe shkencore. Në takim morën pjesë punonjës të Zonave të Mbrojtura, ekspertë, studentë dhe të tjerë aktorë që u përfshin në projekt. Sot nuk kemi ende një ekonomi detare, që nis që nga transporti turistik, peshkimi dhe deri te zhvillimi sporteve ujore. Jemi në kohë për ta zhvilluar në shinat e duhura.

“Nuk mund të bësh një planifikim Hapësinor Detar, nëse nuk njohuritë e duhura në këtë fushë, duhet të kemi institucionet të ngritura për këtë qëllim që të japin substraktin e tyre ndryshe do të kemi të vështirë të bëjmë një Planifikim të duhur Detar”, tha Zamir Dedej, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencië së Zonave të Mbrojtura. Por për të shkuar deri te Plani Hapësinor Detar dhe ngritja e një Instituti Kërkomor posaccërisht për detin, duhen ndërgjegjësuar aktorët për nevojën e tyre. Projekti ndërmorri një sërë aktivitetesh me synim promovimin e vlerave detare dhe përfshirjen e të rinjve. Objektivi i përgjithshëm ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve, qytetarëve dhe niveleve të politikave vendimmarrëse për rëndësinë e të pasurit të një Deti Adriatik të pastër dhe të shëndetshëm, pavarësisht gjithë aktiviteteve ekonomike dhe turistike që zhvillohen dhe do të zhvillohen në të. #CleanerHealthierSafer#Adriatic. Aktivitetet u mbëshetën nga projekti rajonal “GEF Adriatik” që zbatohet nga qëndra përgjegjëse për menaxhimin e zonës bregdetare PAPA/RAC të UNEP/MAP.

Për të arritur një status të mirë mjedisor për tërë Adriatikun kërkohet një qasje e koordinuar – midis peshkatarëve, bizneseve, përdoruesve, qytetarëve dhe ekzekutivit, duke siguruar përdorimet më të përshtatshme të detit, si dhe të të zvogëlohen presionet e veprimtarive ekonomike në të.

Shqipëria po përparon në këtë qasje në rajon, duke punuar në menaxhimin bregdetar dhe detar të burimeve përmes integrimit të të gjithë sektorëve në fjalë.

Në kuadër të GEF Adriatik u zhvillian disa aktivitete si: me Rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rangers-ave, një ëorkshop mbi rolin e rangersave në mbrojtjen e habitateve ujore dhe specieve të tij. Rreziku që vjen nga aktivitetet që zhvillohen në të. Aktiviteti i dytë ishte: “Një ditë kampingu me të rinjtë” në peisazhin e mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, i cili shërbeu për ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e ekonomisë blu. Më pas në gjirin e Vlorës, pranë Portit u zhvillua një garë me vela, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të mjeteve jo ndotëse në transportin turistik.

Më pas në kuadër të disa ditëve ndërkombëtare, si Dita Botërore e Turizmit, ajo e Bregdetit, e shëndetit mjedisor u zhvillua një aktivitet në Portin e Durrësit ku mori pjesë dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Tema kryesore e këtij aktiviteti ishte rëndësia e hartimit të një plani hapsinor detar.

Në muajin tetor u zhvillua një demostrim i matjes së parametrave fiziko-kimikë të detit në Shëngjin, si dhe u zhvillua një ëorkshop me këtë temë, ku merrnin pjesë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ekspertë të tjerë. Ndërsa një tjetër aktivitet ishte një ëorkshop mbi breshkat e detit me studebtët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Tashmë projektit tonë i erdhi fundi, duke u mbyllur me këtë konferencë finale, ku do të marrin pjesë gjithë aktorët dhe ata, të cilët u aktivizuan në aktivitetet e këtij projekti.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed