Profesioni i mësuesit është ndër më të vështirët dhe më të lodhshmit, por njëkohësisht edhe më fisniku në botë. Të kesh në duart e tua gjenerata që do t’i japin formë së ardhmes, është privilegj por edhe një sakrificë. Kjo pasi mësuesi jep gjithçka nga vetja, por në fund askush nuk kujtohet për të. Kjo situatë bëhet kaq e prekshme kur në vox-pop e realizuara për mësimdhënien që kanë pasur me mësuesit. Zonja na drejton tek mësuesja e saj e fëmijërisë, një mësuese autoritare por plot dhembshuri, e cila na tregon se shet fruta-perime në rrugë pasi pensioni nuk i del dhe duhet të ushqehet. “Mendoj që mësueset dikur ishin më të dashura, i donin fëmijët më shumë. E shikoni atë zonjën që po kalon? Ka qenë mësuesja ime, tani punon shitëse, shet fruta-perime. Ka qenë një mësuese e shkëlqyer, autoritare por nuk bërtistë kurrë e nuk i godiste nxënësit”, u shpreh zonja. (Dritare.net)
LINI NJË KOMENT