Menu

Ministrja Krifca mbledh Bordet e Kullimit dhe Ujitjes: Jemi në gadishmëri dhe vëmendje maksimale

Në një takim me institucionet përgjegjëse për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e strukturave të ujitjes dhe kullimit, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca kërkoi gadishmërinë totale për operativitetin e secilës strukturë në shërbim të banorëve, bizneseve, fermave dhe territorit në zonat rurale.
Krifca udhëzoi mobilizimin e strukturave për të parandaluar përmbytjet si dhe për të garantuar funksionimin total të kapaciteteve të gjithë organeve drejtuese.

Ministrja, gjatë takimit iu bëri gjithashtu thirrje bashkive për bashkëpunim si një instrument i rëndësishëm i menaxhimit të këtyre situatave.

Ministrja Krifca nënvizoi se që prej ditës së nesërme të gjithë strukturat do të jenë të angazhuara në terren për të siguruar mbarëvajtjen e situatës në të gjitha rastet që mund të paraqesin problematikë në zonat rurale.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed