Menu

Murtaja Afrikane e Derrave, Fatmir Ozuni nga AKBMB: Monitorimi në terren dhe procedurat që ndiqen në importin e derrave

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Fatmir Ozuni drejtor i AKBMB Elbasan ka folur për kontrollet në terren dhe monitorimit ndaj situatës së Murtajës Afrikane të Derrave, procedurat që ndiqen nga importi i derrave në dogana e deri tek subjektet dhe shenjat e shfaqjes së kësaj sëmundje.

“Në bazë të ligjit të shërbimeve veterinare të ndryshuar, shërbimi veterinar është në monitorimit të plotë nga AKBMB dhe është në ndjekje dhe në monitorim të plotë të situatës së Murtajës Afrikane të Derrave. Në terren janë sot rreth 530 veterinerë kontrolli dhe shërbimi që kryejnë të gjitha procedurat që përcakton ligji për sëmundshmërinë, gjendjen shëndetësore të kafshës dhe problematikave të tjera të shërbimit veterinar. Konkretisht, sot dominon më shumë importi i kafshëve të gjalla derra, janë 11 subjekte të licencuara në shkallë republike. Importojnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe vendeve të Europës rreth 72 mijë krerë në vit. Këto hyjnë në bazë të procedurave që kontrollohen në doganë, kontrollohen nga shërbimi veterinar, pas doganës nga AKU dhe ne marrim kontrollin e tyre nga dogana në subjekt, duke kërkuar certifikatat veterinare, të origjinës, identifikimin, gjendjen e tyre shëndetësor dhe i nisim për thertore, për therje 72 orëshe. Gjatë monitorimit të specilistëve tanë në terren nuk është konstatuar shenjë e shfaqjës së Murtajës Afrikane të Derrave. Shënjat tipike të kësaj sëmundje janë: Një derr i sëmurë ka ethe, temperaturë, rri i shtrirë, ka vjellje, diarre, skuqje të lëkurës, deri në cianozë. Këto janë shenja tipike, në disa raste të veçanta shfaqin edhe shenja nërvore. Për gjahtarët, në Elbasan kemi bashkëpunuar me institucione të tjera, AKU, zonat e mbrojtura, shoqatën e gjuetarëve. Sepse kemi përvojë nga shfaqja e gripit të shpendëve që u menaxhua mirë”-deklaroi Ozuni.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed