Menu

NATO: Incidenti me raketë në Poloni nuk ishte sulm rus

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se nuk ka asnjë provë se raketa që goditi Poloninë pranë kufirit të saj me Ukrainën ishte një “sulm i qëllimshëm”.

Presidenti Duda tha se rënia e raketës së prodhimit rus në një zonë rurale të Polonisë, që shkaktoi vrasjen e 2 personave ka shumë të ngjarë të ketë qenë një aksident.

“Nuk ishte një sulm ndaj Polonisë”-tha zoti Duda, duke shtuar se arma e përfshirë në incidentin e së martës ka shumë mundësi të ketë qenë një raketë e prodhuar nga Rusia.

“Ne nuk kemi asnjë provë në këtë pikë për të sugjeruar se raketa është lëshuar nga pala ruse”-tha zoti Duda. “Mbrojtja e Ukrainës po lëshonte raketat e saj në drejtime të ndryshme dhe ka shumë të ngjarë që një nga këto raketa fatkeqësisht të ketë rënë në territorin polak”-shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një takimi ushtarak të aleancës në Bruksel ishte dakord me këtë vlerësim.

“Një hetim mbi këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet t’i presim rezultatet e tij. Por, ne nuk kemi asnjë shenjë se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm”- deklaroi Stoltenberg për gazetarët.

Megjithatë, Presidenti i Polonisë tha se në fund përgjegjësia bie mbi Rusinë, e cila nisi një breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë të martën.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën përmes një deklarate se raketa që goditi Poloninë ishte lëshuar nga forcat ukrainase dhe se objektivat e sulmeve ruse në Ukrainë ishin të paktën 35 kilometra nga kufiri polak.

Me herët, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është ende herët për të spekuluar mbi atë që ka ndodhur në Poloni. Ndërkohë, ambasadorët e 30 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të mërkurën në Bruksel për bisedime emergjente lidhur me incidentin në Poloni. (Associated Press)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed