Prej disa kohësh, kanë nisur ndryshimet në Ligjin 9863 për Ushqimin, I ndryshuar. Ndërsa ditën e hënë në mbrëmje, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, e kaloi atë, duke mos marrë parasysush shumë kërkesa apo opinione të Shoqërisë Civile, të organizatave të Biznesit, si dhe duke reflektuar për disa të tjera.
Projekligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr 9863, datë 28.01.2008 ‘Për Ushqimin”, i ndryshuar, u shoqërua me jo pak debate në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, tregtisë dhe Mjedisit.
Qendra ALERT, Organizatë Jofitimprurëse, e cila ka në qendër të objektit të saj Mbrojtjen dhe Ndërgjegjësimin e Konsumatorit; Albanian Food Industry, Bashkimi i Prodhuesve të Shqipërisë dhe Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, në opinionet e tyre dhe dëgjesat në komision parlamentar, ishin kundër disa ndryshimeve dhe shtesave në draftin e ti. Për Qendrën ALERT, shqetësues ishte fakti se, në projektligj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, së bashku me 120 inspektorë që do t’i bashkohen nga Insektoriati Shtetëror Shëndetësor, do të dalin nga Shërbimi Civil dhe do të funksionojnë me Kod Pune.
Qendra ALERT kërkoi që, kjo të mos miratohet në ligjin e ri, pasi, së pasi, bie ndesh me reformën e inspektorateve, do të vinte në rrezik cilësinë e inspektimeve dhe që cenon automatikisht sigurinë ushqimore të konsumatorit. Nëse ky institucion do të funksionojë me Kodin e Punës, siç dhe u miratua, atëherë çdo drejtor i AKU, do të largonte nga puna cilindo që do të donte, duke dëmtuar rëndë dhe cilësinë e institucionit.
Nuk duhet harruar se që në vitin 2010 kur AKU ka nisur funksionimin zyrtarisht e deri sot, ky institucion ka ndërruar 8 Drejtorë të Përgjithshëm, të cilët kanë ndryshuar shumë njerëz, megjithëse me Status Nëpunësi Civil. Ndërkohë që, Bashkimi Evropian ka financuar rreth 6 milionë euro për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit deri sot, ndërkohë që qindra milionë lekë janë shpenzuar nga Buxheti i Shtetit për trajnimet e Administratës Publike. Por, këto sugjerime nuk u morën parasysh.
ALERT, si dhe organizatat e Biznesit kërkuan ndër të tjera edhe që, vendimet e Komisionit të Ankimimit, të cilat tashmë do të jenë me 3 përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe 2 nga AKU për gjoba mbi 300.000 lekë, të mos konsideroheshin Titull Ekzekutiv. Kjo, pasi do t’i hiqnin të drejtën subjekteve të penalizuara për t’a ankimuar vendimin në gjykatë, duke rëndë ndesh dhe me Kodin e Procedurave Administrative. Kjo kërkesë u reflektua, bashkë me disa të tjera që kishin të bënin me analizimin e marrjes së mostrave në laboratorë jashtë vendit, kur ka kontestime për rezultatet e ISUV.
Ndërsa biznesi nuk do të jetë i përfaqësuar në Komisionin e Ankimimit të Masave Administrative.
Në relacionet e Ministrisë së Bujqësisë apo Këshillit të Ministrave, në mënyrë të çuditshme dhe të pashpjegueshme thuhet se, “Ky projektligj nuk synon përafrimin me ‘acquis’ të BE-së, si dhe “Nuk ka përafrim me legjislacionin e BE”.
LINI NJË KOMENT