Menu

“Nucleus Albania” shënon 5 vite të rrugëtimit të sipërmarrjes

Nën sloganin “Nëse do të shkosh shpejt shko vetëm, nëse do të shkosh larg shkojmë bashkë”, Nucleus Albania shënon 5 vite të rrugëtimit të saj si një rrjet jetësor dhe I fuqishëm I sipërmarrjes. Kjo organizatë jofitimprurëse ofron mbështetje për sipërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me 18 këshillues.

 

Valbona Paluka tha se përmes Nucleus Albania janë këshilluar rreth 1000 ndërmarrje të vogla e të mesme, sidomos nga rrethet.

Sekretarja e Përgjithshme, njëkohësisht ekspertja Albana Lakrori u shpreh se duhet nxitje që të konkurrojmë edhe jashtë.

Të pranishëm në takim ishin të gjithë aktorët veprues dhe mbështetës, të cilët i janë bashkuar vizionit të Nucleus Albania për një mjedis të favorshëm dhe bashkëpunimi në grup. Qëllimi i shoqatës është ruajtja e traditave shqiptare dhe përcjellja e tyre në brezat e ardhshëm si një vlerë që nuk duhet humbur.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed