Ndërsa shkencëtarët mbledhin më shumë të dhëna për variantin, një shenjë shqetësuese është se ai mund të infektojë fëmijët me një shkallë më të lartë se më parë.
Të dhënat vijnë nga Afrika e Jugut, ku varianti Omicron po nxit një valë të katërt të papritur.
Fëmijët deri më tani kanë qenë kryesisht të paprekur nga virusi, duke vuajtur vetëm nga simtpoma të lehta në shumicën dërrmuese të rasteve.
Në këtë fazë, nuk është e qartë se si shfaqja e Omicron do ta ndryshojë këtë. Por simptomat e zakonshme të coronavirusit kanë ndryshuar pak gjatë pandemisë në përgjigje të varianteve të reja dhe vaksinave.
Simptomat
Mjekja që e pari dha alarmin për variantin Omicron ka pohuar se ai shkakton simptoma të ndryshme. Dr. Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha se simptomat kryesore të Omicron që ajo kishte parë te të rinjtë ishin:
-
Lodhje
-
Dhimbje trupi
-
Dhimbje koke
Ntsakisi Maluleke, një specialiste e shëndetit publik në provincën Gauteng, i tha Reuters se shumë pacientë po raportonin simptoma “jo specifike” të ngjashme me gripin, si gërvishtja e fytit.
Zonja Maluleke u bëri thirrje prindërve që të mos i marrin lehtë simptomat e gripit dhe të kryejnë testimet. Por ajo siguroi që fëmijët e vaksinuar kishin “sëmundje të lehtë”.
Ka patur disa mospërputhje nëse varianti i ri shkakton sëmundje të lehta ose të rënda tek fëmijët në Afrikën e Jugut.
Qendra Alert/Alert.al