Bllokimi dhe mbyllja e kufijve të vendosur nga shtete të ndryshme të botës për të ndaluar pandeminë e koronavirusit po kërcënon prodhimin e mjaltit dhe rrjedhimisht edhe bimësinë që varet nga pjalmimi i bletëve.
Siç thotë “Financial Times”, fermerët në të gjithë botën që kultivojnë frutat, perimet dhe arroret, mbështeten te bletët për të polenizuar bimet dhe pemet e tyre . Në shumë raste, insektet transportohen me kamion nëpër zona bujqësore ose lihen në një zonë specifike, por tani ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm. “Një e treta e ushqimit tonë varet nga pllenimi i bletëve. Prodhimi i këtyre të lashtave mund të rrezikohet “, ishte alarmi i ngritur nga Norberto Garcia di Apimondia, federata ndërkombëtare e bletarisë.
Në Evropë, ku bletarëve tani u lejohet të lëvizin brenda kufijve kombëtar në shumicën e rasteve, në disa vende siç është Greqia ata nuk mund të udhëtojnë në distanca të mëdha, kështu që mund të jenë në rrezik. “Në disa raste bletët do të vdesin nga uria”, tha Fani Hatjina nga Instituti Hellenic i Bletarisë.
Fermerët në Mbretërinë e Bashkuar mbështeten në furnizimin e kolonive të tyre me bletët jugore evropiane , por importet janë bërë të vështira, denoncoi Luke Dixon e Urban Beekeeping, i cili kujdeset për kosheret në Londër. Sipas mendimit të tij, problemet logjistike dhe burokratike po krijojnë pengesa serioze për të punuar.
https://www.agrifoodtoday.it/ambiente-clima/coronavirus-pandemia-apicoltura.html
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT