Menu

Pandemia, Italia lehtëson masat anti-covid, vendimi që hyn në fuqi nga 1 marsi

Nga data 1 mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme të karantinohen. Me një urdhër të ri ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Sipas vendimit të ri, për të gjithë udhëtarët, mjafton vetëm pasaportë COVID me dy doza për t’u futur në territorin e Italisë. Ndërsa, për ata që nuk janë të vaksinuar nuk është e nevojshme të kenë Green-Pass, por mjafton një test PCR negativ.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts