Edhe SHBA-të kanë miratuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës për grupet e rrezikuara dhe që kanë imunitet të dobët.
Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet ka autorizuar përdorimin e dozës së tretë të vaksinës për individët me sisteme imunitar më vulnerabël.
Njoftimi u bë nga Komisionerja e kësaj agjencie Dr. Janet Woodcock. Sipas saj ‘ky veprim do të nxisë doktorët që të rrisin imunitetin e disa individëve që e kanë të nevojshme të kenë një mbrojtje më të madhe ndaj Covid -19.
Agjencia u shpreh që këtë dozë të tretë të vaksinës mund ta marrin individët që kanë kryer transplante të organeve, pacientët që janë të infektuar me virusin HIV dhe ata që kanë një sistem imunitar të dobësuar. Këta individë megjithëse përbëjnë vetëm 2.7% të popullsisë së rritur amerikane, gjithashtu zinin 44% të hospitalizimeve të rasteve të infektimeve në gjendje të rënduar me Covid-19.
Dozat e vaksinave që këta individë mund të marrin mund të jenë Pfizer -BioNTech ose Moderna.
Gjithashtu, Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet thekson që individët e tjerë të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës mund të quhen të mbrojtur mjaftueshëm dhe aktualisht nuk kanë nevojë për një dozë tjetër të saj.
Burimi: FDA
Qendra Alert
alert.al
LINI NJË KOMENT