Përdorimi i mjeteve teknologjike nga fëmijët po bëhet faktor shtytës dhe risku për autizmin, teksa shifrat po rriten frikshem në të gjithë botën. Drejtoresha e Klubit të prindërve të Fëmijëve me Spektrin e Autizmit, Eglantina Bajrami deklaron se në vendin tonë përllogariten deri në 5000 fëmijë me autizëm, ndërsa shifrat janë më të larta, pasi ¾ e prindërve nuk e pranon që fëmija ka probleme, duke ndikuar kështu në mosintegrimin e tij në shoqëri. Ajo që mbetet problem është mbështetja e pamjaftueshme financiare nga shteti, duke përllogaritur kostot e larta të trajtimeve terapeutike. Bajrami shprehet se trajtimi mund të shkojë deri në 40 euro në ditë, ndërsa kempi që marrin fëmijët varion nga 6700 lekë deri në 12 mijë leke në muaj, shifër e pandryshuar që në vitin 1994.
Megjithë kostot të larta që përballen prindërit, ata së fundmi janë prekur edhe nga rritja e çmimeve. Paketa e rezistencës iu dha vetëm për 3 muaj fëmijëve me autizem, por nuk përfituan kujdestarët e tyre. Prindërit e fëmijëve me autizëm tregojnë kalvarin e sfidave që kanë kaluar që në momentin kur kanë kuptuar që fëmija i tyre kishte probleme. Për ta fillimi ishte i vështirë, pasi vite më parë nuk kishte shkolla speciale apo mësues mbështetes. Prindërit shtrojnë kërkesën e një mbështetje më të madhe nga shteti, duke përllogaritur kostot dhe pamundësitë e integrimit të fëmijëve me autizëm, sidomos në ato familje që janë në vështirësi ekonomike.
Një pjesë e fëmijeve me autizëm stërviten në sporte 2 herë në javë në Special Olympic Albania, i cili ndihmon integrimin e tyre në botën e sporteve.
Drejtoresha e qëndrës “Special Olympics Albania” Sara Bala shprehet se stërvitja zhvillohet me mbështetjen e dy mësueseve të trajnuara dhe specializuara per disiplinen e basketbollit, për 2 grupe, me programe specifike në bazë të aftësive si dhe nga 3 djem vullnetare studentë të universitetit të Sporteve. Bala tha se janë spikatur talene në të gjitha shkollat speciale në të gjithë Shqipërinë dhe vitin e ardhshëm në Berlin, ku organizohen lojerat olimpike te kategorise speciale, do marrë pjesë një grup prej 10 personash që do të na përfaqësojnë në disipilinën e notit, peshëngritjes, sprint, pra atletikë dhe vrapim në 100 dhe 200 metra, si dhe një grup i veçantë basketbolli me vajza.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT