Mbi 95% e popullsisë në vend janë përdorues të internetit dhe si pasojë e kësaj, keqpërdorimi i të miturve në rrjetet sociale është në rritje. Sipas sociologeve dhe ekspertëve, ky fenomen ka pasoja të rënda për të ardhmen e fëmijëve dhe se familjet e institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë me shumë për sa i përket sigurisë së fëmijëve gjatë përdorimit të internetit.
Shqetësuese sipas sociologëve është moskufizimi i qasjes për të miturit në web që konsiderohen ose janë të ndaluara në vendet e tjera. Kriteri tjetër që duhet të ekzistonte është të identifikohen ata të cilët hyjnë në këto faqe, të gjurmohet që të ketë një gjurmë eventualisht për vlerësimin e të dhënave që mbikëqyren. Po ashtu, të miturit që keqpërdoren në rrjetet sociale, në të ardhmen do të bullizohen.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT