Menu

Profesori Berxholi: Shërbimi Veterinar vuan paaftësinë dhe mosinteresin e drejtuesve të lartë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Mjekësisë Veterinare Kristaq Berxholi solli në vëmëndje ligjin e ri për Shërbimin Veterinar, që sipas tij nuk ka asnjë ndryshim përveç shtimit dhe heqjes së disa neneve që kanë qenë dhe se fatkeqësisht Shërbimi Veterinar vazhdon të vuajë paaftësinë dhe mosinteresin e drejtuesve të lartë. Profesori foli edhe për shifrat që publikon INSTAT dhe sëmundjen e “Gjuhës Blu”.

“Nuk kemi një ligj të ri për Sherbimin Veterinar, janë shtuar vetëm disa nene e disa janë hequr dhe nuk kam qenë dakord për këto ndryshime, pasi nuk përafrohen me atë të BE. BE nuk ka besim tek institucionet tona dhe Shërbimi Veterinar vazhdon të vuajë paaftësinë dhe mosinteresin e drejtuesve të lartë. Nga viti 2018-2019, kemi 27 mijë krerë më pak dhe shifrat e INSTAT dhe të Ministrisë së Bujqësisë janë skandaloze, nuk përputhen. Ndërsa ‘Gjuha Blu’ është një sëmundje infektive, por jo ngjitëse, vazhdon të qarkullojë në vendin tonë. Kjo sëmundje shfaqet vit pas viti në kafshë të ndryshme dhe transmetohet nga mushkonjat, sidomos gjatë muajit shkurt. Ndaj duhet studim dhe vaksinim në shkurt deri në 15 mars, mjekët veterinerë nuk e kanë informacionin e nevojshëm dhe fermerët nuk njoftojnë.  Duke mos patur një mjekim specifik, sëmundja përhapet me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe”- deklaroi profesori  Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts