Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë këtë paradite në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës.Një mjek, i cili i është bashkuar protestës para Spitalit Ushtarak të Tiranës, në mbrojtje të kolegëve të tij të arrestuar së fundi për korrupsion, tha se arrestimi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin. Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë.
Ky tubim duket se do të vijojë çdo ditë. Mjekët kanë nisur një protestë, që do të vijojë çdo ditë nga ora 09:00-10:00. Sipas mjekëve, arrestimet janë të dënueshme për nga mënyra si ato po aplikohen, pasi sipas tyre, arrestimet e mjekëve kanë qenë të pafaktuara. Pa folur akoma gjykata, është bërë arrestimi i mjekëve, duke i trajtuar ata si kriminelë me rrezikshmëri të lartë. Mjekët kërkojnë që të reflektohet edhe në Kod, që ata të mos trajtohen si kriminelë. Sipas tyre, mjekët nuk duhen prangosur, pa u faktuar akuza. Në protestë janë të gjithë mjekët, që nuk e pengojnë shërbimin në spital. Puna brenda spitalit vijon normalisht.
Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi dhe një deklaratë nga protesta, ku tha se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemt.
Deklarata e Sindikatës:
Sindikata e Punonjesve te Sherbimit Shendetesor percjell me sbqetesim situatat e krijuara nga paragjykimi qe i bebet kolegeve mjeke duke hedhur balte mbi punen vetmohuese dhe te pavleresuar per dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.
Kjo Sindikate distancobet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallirnin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtoben njesoj sikmse k:riminelet te cilet marrin kete jet e te c;muar per secilin nga ne.
Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kod it penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te te treteve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.
Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra pena le eshte ne krye1je e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipulojë provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.
Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe t’i fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbn in gjithçka kishin a1Titur ne pune dhe profesion.
Per te gjitha arsyet e mesiperme ndalimet apo arrestimet e kryera te mjekeve me shou publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abuzive ne kundershtim me ligjin dhe shkelje e hapur dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.
Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisht granton te gjithe punonjesit shendetesor se do t’i ndjeke deri ne fund dhe me cdo menyre, cdo rast abuzimi te kesaj natyre.
Mjekët: Mos na arrestoni….
Sipas një mjeku, edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë që problemi nuk është tek individi, por te sistemi. Duke folur për një reformë të thellë në sistem, mjeku deklaroi se zgjidha duhet bërë në sistem përmes autonomisë spitalore.
“Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Ai ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë, absolutisht vazhdon të jepet bakshish në spitale.
Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore, si i vetmi mjet për të zgjidhur këtë problem. Duhet reformë e thellë. Duhet autonomi spitalore dhe zgjidhje në sistem. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vazhdojnë të japin. Problem është sistemi, jo individi”, tha mjeku.
LINI NJË KOMENT