I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli ka denoncuar rastin e jahteve, që sipas tij janë furnizuar në Shqipëri me naftë të zhveshur nga taksat dhe gjatë periudhës 2019-2020 kanë konsumuar më shumë naftë se fermerët shqiptarë.
“Skema për mbështetjen e fermerëve është një fluskë sapuni që nuk arrin te fermerët. Nëse i referohemi doganave për 3 jahte, vetëm Emiri i Katarit, vëllai i tij janë furnizuar në Shqipëri me rreth 7 mln litra naftë të zhveshur nga taksat, pra më shumë naftë nga se iu është premtuar fermerëve”-tha Ervin Resuli.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT