Revista prestigjioze “Science” rishkruan kronologjine në nisje të pandemisë Covid. Sipas raporteve nga “New York Times”, “Science” do të kishte vërtetuar se rasti i parë i Covid ishte një shitës i produkteve të peshkut nga tregu i kafshëve në Wuhan dhe jo një kontabilist që jetonte milje larg siç përcaktohet nga OBSH. Kështu, debati mbi origjinën e pandemisë është rindezur midis hipotezave të “arratisjes” nga laboratori i Wuhan-it apo ngjitjen nga kafsha te njeriu.
Shkencëtari Michael Worobey, një ekspert në gjurmimin e evolucionit të viruseve në Universitetin e Arizonës, vuri në dukje mospërputhje midis informacionit publik të disponueshëm dhe disa intervistave të kryera në Kinë, duke arritur më vonë në përfundimin se lidhjet midis shitësit në tregun me shumicë të ushqimeve të detit “Huanan” dhe pacientët e parë të shtruar në spital sugjerojnë se virusi vjen nga tregu. Për të vërtetuar tezën e tij, profesor Ëorobey analizoi rastet e raportuara nga dy spitale përpara se të ngrihej alarmi. Studimi thotë se shumica e rasteve të hershme simptomatike ishin të lidhura me tregun, veçanërisht në zonën ku rakunët( gjitare brejtes” ishin mbyllur në kafaz.
Profesor Worobey, i cili ishte një nga 15 ekspertët që botoi një kolonë në “Science” në mes të majit duke kërkuar që të merret parasysh seriozisht teza se virusi kishte rrjedhur nga një laborator në Ëuhan, argumentoi në këtë artikull të fundit se kërkimi i tij mbi origjinën i epidemisë “siguron prova të forta të origjinës së pandemisë në tregun e kafshëve të gjalla”.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT