Menu

Rreziqet që vijnë nga mospastrimi i furrës së gatimit

Pas vakteve të bollshme që përgatisni gjatë javës, pastrimi i furrës mund të mos jetë gjëja e parë që ju vjen ndërmend të bëni pasi keni përfunduar me gatimin. Megjithatë ka disa arsye jo pak të rëndësishme pse duhet ta pastroni, ose ka shanse të përjetoni ngjarje jo të këndshme në kuzhinën tuaj.

Rrezik zjarri

Ky është rreziku më i madh një furre të ndotur. Vaji është lëndë djegëse, kështu që nëse keni derdhur vaj në furrë, ai mund të shërbejë si lëndë djegëse që mund të shkaktojë zjarr. Në fakt, gatimi është shkaku kryesor i zjarreve dhe i dëmtimeve nga zjarri në shtëpi. Megjithatë krahasuar me pajisjet e tjera të gatimit në shtëpi, furrat kanë shkallën më të ulët të rrezikut.

Kuzhina mund të jetë nën tym

Ndërsa yndyra grumbullohet në furrë, ajo krijon një mjedis me tym. Për sa i përket shëndetit nuk është mirë të thithësh tym, kështu që nëse furra zë tym kur nxehet është koha për ta pastruar atë.

Ushqimi mund të mos ketë shije të mirë

Nëse shija e vakteve tuaja nuk është si më parë, fajin mund ta ketë një furrë e papastër. Tymi nga yndyrat e mbetura  mund t’i japë produkteve tuaja një shije të pakëndshme, shkruan AgroWeb.

Mënyra më e mirë për të pastruar furrën tuaj

Ciklet vetë-pastruese të furrës funksionojnë duke e ngrohur furrën në temperatura shumë më të larta se zakonisht, gjë që redukton çdo ushqim të djegur dhe yndyrë në hi. Pasi të ketë përfunduar cikli dhe furra të jetë ftohur, thjesht mund ta fshini hirin me një leckë të lagur. Përpara se të përdorni funksionin e vetëpastrimit, lexoni manualin e furrës sepse mund të ketë hapa që duhet të ndërmerrni për t’u siguruar që procesi të jetë i sigurt.

Sa shpesh duhet ta pastroni furrën?

Së pari, nëse është derdhur diçka, pastrojeni sapo furra të jetë ftohur. Për të parandaluar ndotjen ju mund të vendosni ndonjë enë poshtë enëve të pjekjes për të kapur ndonjë rrjedhje të mundshme. Sa i përket asaj se sa shpesh duhet ta pastroni furrën tuaj kjo varet nga sa e përdorni. Nëse e përdorni shpesh mund të jetë e përshtatshme ta pastroni atë çdo muaj. Megjithatë rregulli i përgjithshëm për shumicën e njerëzve është pastrimi i furrës tuaj të paktën një herë në tre muaj. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed