Diten e Martë, në orën 10:00, në fshatin Samatic të gjithë fermerët e fshatrave Kutallis, Drenovic, Rerez, Gorican, Pobrat, Velmish, Strum, Suk dhe jo vetem, por çdo fermer protestojnë për diskriminimin që po iu bën Ministria e Bujqësise dhe Zhvillimit Rural. Kur them diskriminim mjafton te marrim ne konsideratë skemat mbeshtetëse të rajonit dhe shihet një ndarje e thellë në masa dhe buxhet.
Akoma nuk ka asnjë pergjigje zyrtare nga Ministria e Bujqesise për demin e krijuar nga fara domates OZGAN, megjithese Zv.Ministri në një dalje televizive tha se përgjigjia del nesër, deri më sot kanë kaluar 1 javë dhe akoma nuk ka asnjë përgjigje.
Çmimi i rritur i plehërave kimike, naftës apo i dritherave per blegtorine janë disa arsyje qe fermeri sot është me humbje në ekonominë e tyre. Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT