Menu

Rritja e rasteve me COVID-19, a duhet t’i frekuentojmë plazhet?

Në një kohë kur të gjithë ëndërrojnë për të marrë ca ditë pushim diku me detin pranë, rërën dhe diellin e nxehtë, ka ende një pyetje të madhe që ka mbetur në mendjen e njerëzve: A është i sigurt uji i detit apo edhe i pishinës gjatë pandemisë së coronavirusit?

Ekspertët e shëndetit kudo në botë thonë se “po, uji i detit apo edhe ai i pishinave është i sigurt dhe përmes tyre nuk ka mundësi të infektohesh me coronavirus. Natyrisht, sa kohë secili prej nesh respekton rregullat e distancimit shoqëror brenda dhe jashtë ujit”.

Sipas Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka asnjë provë që virusi që shkakton COVID-19 mund të përhapet nga personi në person në ujin e pishinave, në ujërat termale, dete, oqeane apo liqene.

Dezinfektuesit e pishinës si klori, ndikojnë në zhdukjen e virusit, duke siguruar një shtresë tjetër mbrojtjeje.

Por turmat ende paraqesin rrezik.

Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore që po miratojnë rihapjen e pishinave dhe plazheve po krijojnë rregulla të përkohshme që kufizojnë kapacitetin, por kërkojnë edhe mbajtjen e maskave.

Autoritetet shëndetësore thonë se njerëzit që shkojnë në plazh ose pishinë këtë verë duhet të ndjekin të njëjtat këshilla për këdo në publik:

▪ Qëndroni të paktën 1.5 – 2 metra larg nga njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni

▪ Mbani maskë në fytyrë

▪ Lani duart shpesh dhe rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed