Një lëvizje e re nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro për të ndaluar platformat e mediave sociale nga heqja e informacionit të rremë mund të nënkuptojë gjoba të mëdha për çdo kompani që nuk i përmbahet rregullit.
Sipas mediave të huaja, në një rregull të përkohshëm të nënshkruar nga Bolsonaro, u ndaloi platformave të mëdha sociale si Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, SnapChat dhe TikTok të moderojnë përmbajtjen që mendohet të ketë informacione të rremë.
Kompanitë sipas rregullit të ri do të kenë nevojë për një urdhër gjykate braziliane për të hequr një përmbajtje të tillë.
“Është e ndaluar që ofruesit e rrjeteve sociale të miratojnë kritere të moderimit ose të kufizojnë fushën e përhapjes së përmbajtjes që nënkupton censurë politike, ideologjike, shkencore, artistike ose fetare”, thuhet nè rregullin e ri.
Madje, siç thuhet më tej, rregulli kërkon gjoba deri në 10% të të ardhurave të kompanisë brenda Brazilit gjë që mund të jetë e shtrenjtë për rrjetet e mediave sociale.
Brazili është një nga tregjet më të mëdhenj të mediave sociale, me njerëz që shpenzojnë mesatarisht 1-2 orë në ditë në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe Pinterest. (Telegrafi)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT