Menu

Shitjet online, Frashëri: Kemi patur shumë ankesa, ISHMT s’ka bazë ligjore për t’i kontrolluar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, drejtor i Pronësisë Intelektuale në ISHMT Neritan Frashëri ka folur për rolin që ka ky institucion në mbrojtjen e konsumatorit.
“Parësorja e drejtorisë sonë është mbrojtja e konsumatorit, për produkte sa më të sigurta për ta. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me doganat dhe me Krimin Ekonomik. Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka Drejtorinë e Pronësisë Intelektuale dhe industriale për mbrojtjen e patentave, dizenjove personale dhe të drejtës së autorit, që përgjigjet për mbrojtjen e veprave letrare artistike. Janë të ndërthurur për shkak të rëndësisë që kanë këto produkte rreth nesh. Fillimisht patenten duhet ta regjistroni në Drejtorinë e Pronësisë dhe pas regjistrimit të markës duhet të kërkoni mbrojtjen edhe në doganë. Të gjitha subjektet nuk mund të përdorin vepra vizuale apo artistike pa marrë një certifikatë apo licencë që janë garantues të këtyre veprave. Pranë Drejtorisë së Pronësisë Intelektuale nuk kanë munguar ankesat dhe është një trend në rritje falë sensibilizimit të konsumatorëve, kjo edhe në sajë të takimeve me grupe interesi. Ndërsa shitjet online janë një problem global, pasi nuk kemi ligje që mund të ndërhyjme të blerjet online. Kemi patur shumë ankesa, ISHMT nuk është përgjegjëse dhe nuk ka bazë ligjore për ta kontrolluar”-deklaroi Neritan Frashëri.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed