Menu

Shqetësimi i ekspertit: Ministria e Bujqësisë jep 30 mln lekë për imazhin e saj, zero lekë për fermerët

Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim në lidhje me një tender prej 30 milionë lekësh që Ministria e Bujqësisë do shpenzojë për imazhin e institucionit, në një kohë që për fermerët nuk ka mbështetje financiare. Në një postim në Facebook, Resuli deklaron se ky veprim i Ministrisë së Bujqësisë është papërgjegjshmëri dhe shpërdorim i hapur i fondeve.

Postimi i plotë i Resulit:

30 Milion lek per imazhin e Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Po për Fermerët 🦴❗

Në të bie rasti të flasësh për subvencionet e ulta me ndonjë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, specialist apo dhe nënpunës i thjesht ka vetëm një slogan ” nuk ka lekë ” “jemi të varfër, aq buxhet kemi ” këto janë tre thënie që të gjithë ata që kanë takuar personalisht Ministrin apo Zv.Ministrat e kanë dëgjuar pasi i’u kanë kërkuar rritje të subvencioneve !

Por a vallë vërtet #MinistriaeBujqësisë apo Qeveria Shqipëtare nuk ka para për bujqësinë ?

Unë them jo ! Lekë ka por ato duhen për ca gjëra tē tjera, fermerët aty janë edhe mund të presin ca !

Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe apo shpërdorim fondesh se kaq hapur që ndodhin në #MinistrineBujqësisë !

Tender për të mbikqyrur Median apo Portalet që thon të vërtetën për atë qe nuk po bën #MinistriaeBujqësisë

Me 30 Milion lekë Ministria e Bujqësisë ka realizuar një tender për cështje imazhi ose për të gjurmuar kush i prish imazhin Ministrisë ! Ndërkoh që me taksat tona në Ministrinë e Bujqësisë marrin rroga të majme një dyzin njerzish për PR-in e Ministrit dhe Mardhëniet me Median ,sikur mos të mjaftonin duhej dhënë dhe një kompanie dhe 30 Milion lekë që të bëj fushat elektorale për Ministrinë !!!

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed