Shqipëria renditet e 20-ta ndër 30 shtete të monituruara nga BE për cilësinë e ujit të plazheve. Kryeson Qipro e ndjekur nga Austria, Greqia, Malta dhe Kroacia. Ujërat e plazheve klasifikohen cilësisht sipas dy parametrave mikrobiologjikë (Escherichia coli dhe enterokoket e zorrëve) të përcaktuara në Direktivën e Ujërave të Plazheve nga BE.
Duke marrë në konsideratë të gjithë ujërat e raportuara të plazheve (përfshirë ato që nuk mund të klasifikohen me cilësi), 95.8% e e tyre janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë të sipas Direktivës, të klasifikuara “mjaftueshëm”, “mirë” ose “shkëlqyeshëm”.
Ndërkohë 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.
Raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave përmbledh vijën bregdetare, por edhe liqenet.
Janë 119 plazhe dhe zona të tjera ujore që janë monitoruar në vendin tonë, prej të cilave janë marrë 1071 mostra që janë analizuar sipas dy parametrave mikrobiologjikë.
Zonat e ndotura janë 5, në liqenin e Pogradecit, në pjesën e qytetit, 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, 2 zona në Durrës, në Plazh dhe në fund të shëtitores Vollga si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës në qytet.
alert.al
LINI NJË KOMENT