Prej javësh Shqipëria është vetëizoluar si pasojë e coronavirusit që ka prekur vendin tonë. Por një shqetësim për një pjesë të mirë të qytetarëve është fakti se duke u izoluar në banesa dhe tashmë të papunë, nuk kanë mundësi ekonomike t’i përballojnë këto ditë të vështira për vendin. Qendra “Alert” ka ndërmarrë një nismë për të mbështetur sado pak familjet që janë më shumë në nevojë, shtresat vulnerabël e moshat e treta, duke iu ardhur në ndihmë me gjërat më bazike. Duke ruajtur standardet maksimale të sigurisë, janë shpërndarë ndihma në 50 familjë në Tiranë, Kamëz, Zall Bastar, ndërsa do të vijojë shpërndarja masive e ushqimeve edhe në familjet e tjera në nevojë në Durrës. Përveç pakove me ushqime, këto familje janë pajisur edhe me maska, dorashka dhe multivitamina.
LEAVE A COMMENT