Specialisti i bujqësisë Ilir Pilku ka propozuar një zgjidhje për fermerët, sidomos për luleshtrydhet të cilat janë në pikun e prodhimit. Ai iu bën thirrje fermerëve që të organizohen për të tregtuar vetë tek konsumatori, duke shfrytëzuar pazarin e ri në Tiranë apo edhe në tregje të tjera lokale.
Postimi i plote i Specialistit të Bujqësisë Ilir Pilku:
“Ne mbeshtetje te rreth 6000 ton luleshtrydhe qe jane ne vjelje e siper nga fermeret e Fierit dhe Divjakes, mund te shfrytezohej tregu i Pazarit te ri ne Tirane, si dhe tregjet e tjera lokale gjithashtu, qe fermeret ne menyre te ORGANIZUAR te tregtonin luleshtrydhet direkt tek bleresi konsumator me nje cmim jo me te larte se 130 lek/kg. Kjo do ishte nje zgjidhje fantastike duke ndihmuar fermeret ne vecanti por edhe popullaten me vlere minimale dhe me vitamine C, e mundshme per tu perthithur nga nje shumice e madhe. Sot ora 11.00, tregu i Pazarit te Ri ishte bosh komplet. Vullnet dhe SOLIDARIZIM!”
Qendra Alert/Alert.al