Menu

Siguruan 15 mijë teste për COVID-19, kryeministri Hoti takon dhe falënderon biznesmenët

Një ditë pasi Diaspora Shqiptarë dorëzoi 15 mijë teste për coronavirusin në Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, një grup i biznesmenëve janë pritur nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Hoti takoi grupin e biznesmenëve, me në krye Lazim Destanin të kompanisë “Ekolog”, i shoqëruar nga Remzi Ejupi, pronar i “Eurokohës” dhe Nazmi Viqa, nga “AWR Abbruch”.

Hoti bisedoi me ta për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për lehtësimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID- 19, si dhe për ndihmesën që mund të japin në këtë aspekt bizneset e bashkatdhetarëve tanë.

Gjatë këtij takimi kryeministri ritheksoi se krahas menaxhimit të pandemisë COVID- 19, prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së re është rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve nga Diaspora, me në krye Lazim Destanin e kompanisë “Ekolog”, njëherësh president nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Botë, pohuan se janë të gatshëm të investojnë me tërë kapacitetet e tyre për të ndihmuar në lehtësimin e pasojave ekonomike nga coronavirusi. Në këtë takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe Nazmi Viqa, nga “AWR Abbruch” GMBH, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Remzi Ejupi, pronar i “Eurokohës” dhe Skender Xhakaliu, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed