Menu

Sipërmarrësi Xhameta: Si i marrim lejet për mjetet lundruese dhe si veprojmë kur tejkalohen hapësira e përcaktuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skerdilaid Xhameta, sipërmarrës në mjetet lundruese turistike ka folur për mënyrën si marrin lejen për të operuar në det, rregullat që duhen ndjekur dhe si veprojnë në rastet kur drejtuesit e mjeteve ujore tejkalojnë kufizimet.

“Para nisjes së sezonit turistik, ne duhet të marrim lejet, janë bashkitë ato që na caktojnë dhe unë jam i vendosur në bashkinë e Durrësit. Pas marrjes së lejeve caktohen hapësirat detare ku do nxjerrim mjetet lundruese. Është Prefektura e Durrësit me grup kontrolli, AKB, Kapiteneria, Policia Bashkiake.  Pasi biznesi ka marrë lejen nga Këshilli Bashkiak, i cili kontrollon dhe certifikon, operon deri në 3 herë në sezon. Vendet janë të përcaktuara nga Këshilli Bashkiak, nuk është kompetencë e jona. Pasi miratohet leja zhvillohen kontrollet periodike, Durresi mbase është i mbipopulluar dhe kontrolet kanë qenë shumë periodike. Nga viti 2009 që unë operoj me këtë biznes nuk ka patur asnjëherë probleme me mjete lundruese në Durrës. Për mjetet Jet ski, ka pajisje Gbs që e kemi vendosur në motor që përcakton distancën dhe kur tejkalohet ne reagojmë duke fikur motorin. Distancën e kontrollojmë pas 300 metrash nga pushuesit, në distancë 500 m kemi vënë flamurin dhe i shpjegohet pushuesve që nuk mund të jenë përtej distancës. Hartë e miratuar, nga ana e bizneseve nuk abuzohet me motorët e ujit, abuzohet nga njerëzit, një biznes nuk ta lejon, e bejmë për të qenë sa më të sigurt me biznesin ku operojmë. I kemi të përcaktuara rregullat për ata që marrin mjetet ujore, duhet të jetë nga moshat 18 vjeç e lart, nuk lejohet i alkoolizuar, duhet të veshë jelekun e shpëtimit, s’mund të afrohet më shumë se 50 metra me një motor ose 200 meter me anije”-deklaroi Skerdilaid Xhameta.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed