Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka kërkuar nisjen e hetimit për çështjen e afatit të skaduar të maskave, që u denoncua një ditë më parë nga opozita.
Sipas Panaritit, duhet dhe dënim ekzemplar për përgjegjësit, duke shtuar se për këto punë ka protokolle teknike dhe jo politike.
“Ceshtja e afatit te skaduar te maskave te fshehur me pulle fiskale meriton hetim dhe denim ekzemplar!Perfytyroni sikur nje prodhues, tregetues apo shites te fshinte skadencen e produktit te tij duke ngjitur pulle fiskale… Rezultati burg me denim te perforcuar nga kodi penal i ashper per shkelesin.
Per ceshtjen e perdorimit te maskave me tej pyesni Organizaten Boterore te Shendetesise dhe Qendren per Kontrollin e Semundjeve ne USA, se si po veprojnë ne te tilla raste.. Per keto pune ka protokolle teknike dhe jo politike”, shkruan në Facebook Panariti.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT