Menu

Skema Kombëtare në bujqësi, ulet sërish vija e financimit

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi për ulje të vijës së financimit duke përfshirë katër masa që mbështeten nga Skema Kombëtare në bujqësi.

Në publikimin e fundit AZHBR nënvizoi se afati që duhet të respektojnë përfituesit e rinj të skemës për të dorëzuar dokumentet e nevojshme shtesë është 13 tetori 2021. Në total janë shtuar të patën 19 përfitues të rinj duke pasur parasysh që nga masa e parë ka një numër më të lartë.

“AZHBR ka njoftuar numrin rendor të aplikantëve si dhe numrin e kodit të aplikimit që përfshihet mbi vijën e financimit.

– Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 1886 për kodin e aplikimit me numër 3408 – Janë përfshirë në fond aplikimet deri në numrin rendor 1902, për kodin e aplikimit me numër 3432.

– Masa 2: Parqet me koshere bletësh – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 763 për kodin e aplikimit me numër 4940– Janë përfshirë në fond aplikimet deri në numrin rendor 768, për kodin e aplikimit me numër 4969.

– Masa 3: Zëvendësim plasmasi në sesa ekzistuese – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 588, për kodin e aplikimit me numër 11782- Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 593, për kodin e aplikimit me numër 11943.

– Masa 4: Mbjellje Bimë Aromatike dhe medicinale – Vija e financimit ishte ne numrin rendor 113, për kodin e aplikimit me numër 1849 – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 116, për kodin e aplikimit me numër 1866.

Fermerët të cilët iu përshihet aplikimi me fond të buxhetit të shtetit në datë 28.09.2021 për masën 3 dhe 4, kanë afatin e dorëzimit të dokumenteve shtesë deri në datë 13.10.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit” thuhet në dokumentin e AZHBR-së.

Përgjatë këtij viti nga ana e këtij institucioni është ulur disa herë vija e financimit duke shtuar në listë përfitues të rinj në varësi të hapësirave që krijohen për secilën nga masat që financon skema kombëtare në bujqësi.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat që u njoftuan nga qeveria.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed