I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sociologu Gëzim Tushi ka rënditur një faktorët që po ndikojnë në shoqërinë shqiptare, që konfliktet e vogla për parkimin apo për aksidente po çojnë në marrje jetësh.
“Në shoqërinë shqiptare, subjektet e krimit dhe objektet e sherrit janë shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, nga konflliktet në rrugë, tek parkimi i makinave, përplasjet, aksidentet, ku duhet të zgjidhet konflikti. Një nga gjërat që i mungon shoqërisë shqiptare është që nuk di të zgjidhë konfliktet siç duhet, nuk jemi vetëm ne shoqëri që kemi konflikte, janë në të gjithë botën, problemi është te zgjidhja. Nëse të tjerët i zgjidhin konfliktet përmes tolerancës, mirëkuptimit, aspektit ligjor, marrëveshjes dhe jo me dhunë, ne kem një mani që t’i zgjidhim me dhunë, armë, viktima dhe kjo është jashtëzakonisht gjë e keqe dhe kjo ka bërë që krimi në Shqipëri të jetë zgjeruar. Sot, nuk merret vesh pse ndodh krimi, pse vritemi etj. Ka një varg arsyesh, alkoolit, drogës, që duan të tregojnë shenja force, statusin social për të treguar që je më i fortë dhe është krijuar një lloj ideologjie se me forcë duhet zënë parkimi dhe me dhunë duhet zgjidhur çdo gjë. Të zgjidhurit me forcë, nëse s’kemi qytetarin s’do kemi as zgjidhje të qytetëruar, por zgjidhje kriminale, zgjidhje të dhunshme, me marrje jetesh. Fakti që kemi një nivel të jashtëzakonshëm të kriminalitetit, do të thotë që çmimi i jetës në shoqërinë tonë është ulur shumë. Nuk mund t’i marrësh jetën tjetrit për një konflikt, për një përplasje me makinë. Nuk janë krime të planifikuara, si çështje hakmarrje, hasmërie që s’duhet të jenë as këto, por të çojë në vrasje zënia e parkimit, apo cënimin I mjetit, është në të drejtën tënde të kërkosh të drejtën, por zgjidhja është e gabuar. Niveli që kemi, defektet në formimin në familje, shkolla, shoqëria, njerëzit kanë filluar të nxjerrin jashtë përdorimit të gjitha format e qytetërura të zgjidhjes së konfliktit”-deklaroi sociologu Gëzim Tushi.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT