Shpeshherë shifrat e publikuara nga institucionet bien në kundërshtim me ato që publikon Instituti Kombëtar i Statistikave. Këto arrijnë edhe në shifrat zyrtare të eksporte dhe vlerave të tyre. Një rast vihet re edhe në eksportet e produktit të peshkut. Në mesin e muajt shtator, Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet ministrit Çuçi, publikoi të dhënat e vitit 2019 sa i përket eksporteve. Në postimin që ministri bëri deklaroi 100 milionë euro nga eksporti i peshkut. Një arritje që synonte edhe përfitimin e granteve nga BE për rinovimin e anijeve të peshkimit.
Por nga disa kërkime që Qendra ALERT bëri në të dhënat e shpërndara nga INSTAT, vërehet se vlera e ekaporteve është më pak. Eksportet janë në shifrën e 5.2 miliardë lekë, ose 40 milionë euro. Një diferencë kjo prej -60 milionë euro. Ndërkohë importet janë në stratosferë ku vetëm për vitin e shkuar pati rreth 8.2 miliardë lekë ose 63 milionë euro. Në këtë rast cili prej institicioneve tregon për volumin real të eksporteve të vendit tonë?
Qendra ALERT / Alert.al
LEAVE A COMMENT