Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Mirvjen Shehaj, teknolog në fabrikën e miellit Atlas ka folur për fabrikat e miellit në Shqipëri, laboratorët që kryejnë analizat dhe siguria që ofrohet për konsumatorin
“Kur gruri importohet merret me 6 certifikata analize, proteina, pesticide, radioaktiviteti dhe kjo nga kompani sigurimi kombëtare dhe të besueshme. Kemi dhe laboratorë ku bëjmë analiza për të parë nëse lënda e parë është ashu sic duhet. Buka integrale është shumë e rëndësishme për konsumatorin pasi ka fibra. Aditivët, janë përmirësues, jo rregullator, por lënda e parë është kryesore, ndërsa shtesat bëjnë korrigjimin e produktit. Fabrikat në Shqipëri kanë teknologji të lartë, laboratorë modern ku analizohet cdo pjesë e produktit me detaje, gruri ndahet në 15 pjesë, bëjmë diferencën e miellrave të ndryshëm, për bukë, integrale. Konsumatori është dëmtuar nga buka e zezë me ngjyrues. Përzierjen e shtesave ushqimore e bën fabrika, kanë mekanizmat dhe kapacitetet për ta bërë këto. Elbi i pjekur, është ngjyrues përdoret për përmirësim dhe shijen”-tha Mirvjen Shehaj.
Në lidhje me ndalimin dhe gjobitjen e furrave të bukës që presin bukë, Shehaj tha se buka nuk është shkaktar për përhapjen e coronavirusit dhe se nuk ka asnjë arsye të penalizohet ky sektor.
“Prerja e bukës nuk është shkaktar për përhapjen apo infektimin me COVID-19, ndaj nuk ka arsye që të penalizohet ky sector. I përket klientit nëse e do bukën të prerë apo jo. Në fakt nëse buka pritet humbet disa vetijë dhe shije, por nga ana e sigurisë ushqimore nuk është problem”-theksoi Shehaj.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT