Përtej interesit të tij për t’ju bërë reklamë fermerve shqiptarë dhe për të suportuar mishin vendas, i painformuar, zv/kryeministri Erion Braçe po bën edhe gafa në reagimet e tij në rrjete sociale.
Gjatë promovimit të një ferme me viça, një komentuas i shkruan Braçes se duhet të bllokojnë importin që të rritet interesi për mishin vendas. Kandidati për një mandat të tretë qeverisës i’a kthen si ‘kodrat pas bregut’. Shqipëria nuk eksporton asnjë produkt apo nënprodukt me origjinë shtazore me BE pasi nuk ploteson asnjë standart për sigurinë ushqimore dhe veterinarinë.
Por për zv/kryeministrin nëse ai dhe qeveria bllokonin importet atëherë edhe vendet e tjera do të bllokinin eksportet. Një përgjigjie qesharake nga ana e tij duke mashtuar sy për sy opinionin publik. Sasia më e madhe e mishit që hynë në Shqipëri është nga Argjentina dhe Brazili, me të cilat Shqipëria nuk eksporton as në këto vende. Ndaj, dikush t’i thotë zv/kryeministrit se mish shqiptar është i ‘dënuar’ të qendrojë brenda kufijve.
Qendra ALERT / Alert.al
LINI NJË KOMENT