Menu

Zyrtare, Gripi i Shpendëve mbërrin në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë njofton se konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve i tipit H5N8 në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë. Sipas autoriteteve hetimi epidemiologjik deri më tani flet për rast të izoluar, ndërkohë që gjurmimi vazhdon. Ndërsa është vendosur karantinimi, dhe janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre.
Ministria e Bujqësisë u bënë apel konsumatorëve të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ndërkohë që sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit që hyjnë në zinxhirin ushqimor, edhe pse nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit, mishit të shpendëve e vezëve. Autoritetit Kombëtar I Ushqimit garanton konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët e AKU. Pak ditë më parë në dy pulari në Durrës kanë ngrodhur rreth 200 mijë shpendë nga një sëmundje tjetër që prek kryesisht pulat.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed