Menu

Softa: Harta e re sizmike dhe struktura e posaçme për garantimin e të gjithë ndërtimit

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Erion Softa inxhinier ndërtimi, ish-kryeinspektor i INUK ka folur për hartën e re sizmike, nevojën e ndërhyrjes me ligj për ta bërë të detyrueshme për inxhinierët projektues dhe ngritjes së një strukture për garantimin e të gjithë ndërtimin.

“Është detyrë e projektuesit të ndërtesës që të respektojë e garantojnë jetën e qytetarëve. Ne kemi hartën sizmike, por ajo që ka mbetur pa u bërë është zgjidhja nga ana legjislative, për t’u bërë e detyrueshme me ligj që çdo inxhinier projektues në të gjithë vendin ta zbatojnë atë. Pasi mbarojmë me anën sizmike duhet t’i hyjmë zhvillimit të objektit, që patjetër ka nevojë për rregullime, për sistemimin me ligj në mënyrë që organet shtetërore të kontrollojnë si projektimin, më pas zbatimin deri në dorëzimin e objektit. Në këto vite kemi përmirësim elitar, nga ata që janë në elitën e ndërtimit, por nuk kemi një ligj që të detyrojë të kontrollojë dhe të garantojë ndërtimin në të gjitha fazat e tij. Kjo është ende në dëshirën e projektuesve apo ndërtuesve, por nevojitet një kontroll, ngritja e një strukture e specializuar që të marrë dhe të garantojë të gjithë ndërtimin. Pavarësisht hartës sizmike, ndërtimi ka edhe shumë faza që duhen kontrolluar, që nga kushtet e projektimit dhe urbanistikës, një godinë mund të jetë e shëndetshme, një afër saj mund të ketë probleme. Dhe kështu vazhdojmë me kaosin urbanistik që e kemi prezent gjithmonë e më shumë në qytetet tona”-deklaroi Erion Softa.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts