Menu

Sot temperaturat ulen me 2 gradë, mot i kthjellët në bregdet

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellimet, këto kushte atmosferike mbeten deri orët e para të pasdites kur në zonat malore shfaqen vranësia kalimtare, të cilat gradualisht përfshijnë edhe zonat e ulëta. Ndërsa vija bregdetare mbetet me kthjellime. Këto kushte atmosferike vijojnë edhe gjatë natës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 24ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3-4 ballë.

alert.al/

Related Posts